Belgjika është një tjetër shtet që ka një numër të konsiderueshëm personash të prekur nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.

Në shtetin belg, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 80 persona.

Numri total i viktimave nga virusi në Belgjikë ka shkuar në 7924 individë.

Numri i njerëzve të infektuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Belgjikë është 361.

Ndërsa numri total i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet europian ka shkuar në 50 267 individë.