Pasi solli në jetë vogëlushen Ajka, mami Xhensila nuk solli më asnjë projekt të ri muzikor. Por tashmë këngëtarja mjaft e dashura për publikun, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj.
Ajo ka udhëtuar drejt Venecias për të xhiruar klipin e ri të cilin do e sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Pirro Çako. Në një prononcim për "Revistën Class", Xhensila Myrtezaj ka treguar:
"Jemi në Venecia sepse po punojmë për videoklipin e këngës me Pirro Çakon. Është një baladë e jashtëzakonshme dashurie. Kënga transmetohet në fillim të muajit Mars, por ditë fikse nuk mund t'ju them sepse është çështje e post produksionit."





