Astrologia e njohur Meri Shehu, një prej banoreve të “Big Brother VIP Albania” 3, ka bërë parashikimin e horoskopit për secilën shenjë, këtë fillim muaji.
Sipas astrologes, muaji Shkurt në përgjithësi pritet të jetë një muaj shumë solidar, pasi do të kemi ndikimin e Hënës së re në Ujor.
“Shkurti fillon më ndikimin e hënës së re në Ujor, që do të thotë se kemi një muaj shumë solidar, me ide të reja me bashkëpunime njerëzore dhe me ide revolucionare. Një ndryshim i madh do ndodh në jetën tuaj dhe hëna e re do të japë mundësinë ta përballoni mirë. Mos harroni se hëna e re do përrallet me Jupiterin në Dem. Kjo hënë e re është shpërthyese dhe ju do dilni nga disa konture ku mendoni se jeni të sigurt”, u shpreh ajo.
Dashi: Do filloj të bëjë shoqëri, do dali do flirtoj dhe do jetë një muaj që do zgjeroj marrëdhëniet dhe komunikimet e tij. Shoqëri, argëtim, dhe besoj që është momenti të përgatitet për jetë të bukur të pranverës, por që do hapët me flirtime të mëdha. Do fluturoj në të gjitha anët për të parë se cfarë i përshtatet.
Demi: Do bëjë një luftë të rëndësishme për çështje karriere, dikush do ti marri ato gjerat që ka arritur. Kështu që të këtë kujdes të ruajë vendin e punë dhe marrëdhënien në çift.
Binjakët: Do udhëtojnë, do çlirohen nga prangat dhe do ndjehen të lirë pas një viti për të bërë gjërat që duan ata vetë. Nuk do duan të rrinë në një vend që mendojnë se i kanë bllokuar. Binjakët e shtëpisë këtu do gjejnë mënyra për të fluturuar dhe për të gjetur ide të reja për ti shpalosur.
Gaforrja: Psikologjikisht, janë pak të rrënuar. Deri sa të vijë hëna e re do mendojnë se kanë probleme shëndetësore e të tjera, dhe do ta ndjejnë shumë fortë këto ditët e para, do kuptojmë më pas nga i vijnë problemet. Një i dashur i ka tradhtuar pakëz, aty do zhgënjehen.
Luanët: Hënën e re do ta kenë përball tyre, deri tani rrugët duken si të paqarta, si të zëna, por ka kohë për një rifillim të ri. Pas disa ditësh duhet të kuptojnë të bëjnë një rigjenerim të jetës së tyre. Disa luanë mund të kenë probleme në disa bashkëpunime.
Virgjëresha: Ka nevojë për një suport psikologjik në këtë periudhë. Hëna e re në Ujor do t’i çliroj ekonomikisht dhe do ti japi të mirat për tu ndjerë të sigurt. Këto ditë ndjehen pak të rrënuar dhe të pafuqishëm për tu përballur me fobitë e tyre, me fantazmat e tyre psikologjike, por pas disa ditësh do çlirohen dhe do marrin një rrugë të re. Jupiterin e kanë aleat dhe do ti ndihmojë.
Peshorja: Do të kenë një periudhë shumë të rëndësishme erotike, të bukur dhe do dalin do udhëtojnë. Nëse presin mesazhe ose takime i kanë të bllokuara. Pas datës 5-6 hapen rrugë dhe çelen mundësitë.
Akrepi: Do merren më shumë me çështjet familjare. Do ndjehen të bllokuar disa ditë, por pas datës 5 fillon një etapë e re e cila do jetë e rëndësishme, do ndryshojnë shtëpi do marrin shtëpi të re, do ndjehen bukur, do bashkëjetojnë, disa do kalojnë në një fazë euforie.
Shigjetari: Me hënën e re në Ujor do ndjehen shumë mirë, i shikoj që do marrin një energji pozitive, mund të kenë edhe probleme shëndetësore, por do pas datës 5-6 do thirren për gjëra që nuk i kishin menduar. Do kenë një ndryshim punë, por të mos e bëjnë.
Bricjapët: Çështje ekonomike i kanë të bllokuara. Pas datës 5-6 çlirohen më hënën e re në aspekte të ndryshme. Jupiteti në dem i ka bërë mjaft të fortë.
Ujorët: Është muaji i tyre, do kenë edhe hënën e re. Do t’i kalojnë këto ditë për dëshirën për të bërë ndryshime të mëdha. Mund të mërzitën, por lajmet për të do të jenë pozitive dhe asnjë nuk i ndal për të bërë ndryshime në jetën e tyre.
Peshqit: Peshqit janë pak të bllokuar. Hëna e re në Ujor nuk ka ardhur ende dhe është në shtëpinë e 12-të për peshqit, dhe i ka kapur mërzitja dhe ndihen si të pafuqishëm. Jupiteri është aty, por prapaskenat nga një femër duhet ti shikojnë me kujdes, se hëna e re me juptiterin bën një prapaskenat në fushën e miqësisë. Çdo gjë do sqarohet për ta pas datës 6.