Trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho ka marrë lajme positive në prag të përballjes deçizive të 26 marsit ndaj Polonisë. Broja është rikthyer në fushë me Burnley pas rreth një muaji mungesë për shkak dëmtimi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 88-të në barazimin pa gola ndaj Bournemouth. Në minutat e pakta në fushë, Broja pati dy momente interesante, duke provuar të krijojë rrezik për skuadrën e tij.
Ndërkohë Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me Trabzonsporin në kampionatin turk. Mesfushori shqiptar ishte protagonist në aksionin që vendosi ndeshjen ndaj Rizespor. Në minutën e 51-të, Muçi mori topin nga portieri, depërtoi në zonë dhe pas një veprimi të bukur individual shërbeu për Zubkov, i cili më pas asistoi për Onuachu që realizoi golin e fitores. Tre pikë shumë të rëndësishme për Trabzonsporin, që barazon me pikë Fenerbahçen dhe vazhdon garën për vendin e dytë, i cili siguron kualifikimin në Champions League.





