Rustem Hoxha do të jetë gati për ndeshjen e radhës që Teuta luan me Lufëtarin, pasi kapiteni i durrsakëve e ka kaluar shqetësimin që ka pasur pas ndeshjes me Skënderbeun.Qendërmbrojtësi ka dalë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe gjendja e tij është më e mirë dhe nuk përbën shqetësim për aktivizimin e tij të dielën me gjirokastritët.

Me grupin është bashkuar edhe Blerim Kotobelli, i cili mungoi në Korçë, por këtë javë është i gatshëm për trajnerin Magani, që ndaj Luftëtari nuk do të ketë në dispozicion Çyrbjen e Prognin të pezulluar me kartonë, ndërsa ende në dyshim janë Hodo e Beqja.