27 tetor 2015 – Që prej fillimit të shtatorit, aksioni i tatimorëve për kuponin është një temë shumë e diskutuar në media dhe rrjetet sociale. Studiuesi Çelo Hoxha ka publikuar një dokument që i përket vitit 1943, dokument që sipas tij, është një shpallje e komandës gjermane për faturën e çmimit në vitin 1943.
“Fjala burg nuk përmendet asgjëkundi”, tërheq vëmendjen studiuesi Çelo Hoxha.
Ditët e fundit kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Parlament, Erjon Brace ka replikuar ashpër me kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford. Ky i fundit reagoi ditë më parë duke thënë se në Amerikë nuk shkon njeri në burg për kuponin tatimor.

/portali DurresLajm/





