Një 31-vjeçar shqiptar kishte arritur që t’i kalonte të gjitha kontrollet, bashkë me një grup turistësh, ndërsa kishte hyrë në Bazilikën e San Petronios, në Piazza Maggiore në Bolonjë, ditën e djeshme rreth orës 19:00.
"Ansa" shkruan se papritur sjellja e tij nisi të bëhej e çuditshme, ndërsa kishte nisur të ecte kundër turmës, duke shkaktuar konfuzion.
Po ashtu raportohet se karabinierët e Bolonjës pasi u sinjalizuan për ngjarjen në fjalë, bënë të mundur shoqërimin e shqiptarit në komisariat.
Thuhet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë dëshmisë së tij ai kishte thënë se ishte; ‘lajmëtar i Zotit’. Pasi iu mor dëshmia, shqiptari iu dha në dorëzim autoriteteve shëndetësore.





