Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, në rrugën e re të portit. Një makinë tip Ford është përplasur më një motor Suzuki.  

Përplasja e mjeteve ka qenë e fortë dhe si pasojë janë lënduar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të dy 21 vjeç. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë burimet policore pohuan për “DurrësLajm” se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se drejtuesi i makinës E. Likaj 36 vjeç, nuk ka pësuar lëndime, por është shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.