Një valixhe e dyshimtë ka ngritur në këmbë Policinë e Elbasanit dhe ka vënë në panik qytetarët. Valixhja është konstatuar tek teatri “Skampa”. 

Menjëherë pas informacioneve të para forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia ka futur zonën në perimetër sigurie deri në ardhjen e xhenierëve.

Nuk dihet ende nëse ka realisht një bombë në valixhe, apo nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Ndërkohë në vijim priten informacione të tjera nga policia në lidhje me çështjen.