Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e qarqeve në selinë rozë. Tashmë janë bërë me dije emrat e 4 ministrave që iu është komunikuar shkarkimi.

Ministrat e shkarkuar janë: Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi.

Saimir Tahiri është drejtues i PS në Qarkun Tiranë; Blendi Klosi, drejtues i PS në Qarkun Berat; Ilir Beqja, drejtues i PS në Qarkun Kukës dhe Bledi Çuçi, Drejtues i PS në Qarkun Gjirokastër.

Kryetarët e këtyre dikasterëve janë larguar nga detyra, pasi janë parë më të domosdoshëm në fushatën zgjedhore, se si ministra.