Gjykata e Lartë ka vendosur sot për lirimin nga qelia të ish-drejtorit të burgut të Durrësit Astrit Kote.
Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës për lirimin e Lulzim Berishës, por burime për "Durrës Lajm" konfirmojnë se Gjykata e Lartë ka vendosur për të masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Pas kthimit nga seanca gjyqësore, Kote është duke pregatitur procedurën për të dalë nga burgu, ku ka qëndruar që prej datës 21 dhjetor 2016.
K.H.





