Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë – Levan në vendin e quajtur Mogila.

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën nga aksidenti automobilistik.

Policia dhe autoambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes. Në orët në vijim pritet të zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë, identitetin e viktimave dhe shkaqet e aksidentit.