Plagosen me armë zjarri dy të rinj në lagjen 17 në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të lagjes, burimet në vendngjarjë tregojnë se të rinjtë ndodhen në spitalin e qytetit dhe po marrin ndihmën e parë. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e të plagosurve.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për motivet.

Në vazhdim…