Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Sukthit pak minuta më parë. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.
Të dy automjetet kanë përfunduar në një arë buzë autostradës. Raportohet se dy persona janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në spital, aty ku po marrin ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rastin.





