Policia e Durrësit ka gjetur pa shenja jete shtetasin A. B. 53 vjeç,  banues në Durrës, në vendin e quajtur"Hidrovori".

Sipas njoftimit të policisë, nga kqyrja paraprake e viktimës nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur në xhep një kokërr fotoksinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike dhe mund të jetë vetëhelmuar.

Vijojnë hetimet nga grupi hetimor dhe ekspertë mjeko-ligjor në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes me daljen e aktit të ekspertimit.