Mbrëmjen e sotme një trup i pajetë është gjetur pranë shtratit të lumit Buna në qytetin e Shkodrës.
Trupi u gjet pranë fshatit Zues, ndërsa ende nuk është identifikuar.
Forcat policore që ndodhen në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e trupit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





