BE-ja do të fillojë zbatimin e rregullave të reja, për të hyrë në zonën Shengen duke filluar të premten, më 7 prill, shkruan b92.net.
“Rregullat e reja kërkojnë kontrolle të rrepta të udhëtarëve dhe kanë për qëllim “mbrojtjen e BE nga terrorizmi”, shkruan transmetuesi shtetëror i Serbisë RTS.
Përveç shtetasve të vendeve të treta, “qytetarët e BE-së do t’i nënshtrohen edhe kontrolle të hollësishme në kufi, ku do te shkaktohen vonesa dhe radhë të gjata “.
Fqinji verior i Serbisë, Hungaria ka paralajmëruar qytetarët e saj në lidhje me masat e reja, shkruan RTS.