Neuroterapia optike është një eksperiment që ka rritur shpresat e shumë njerëzve që kanë probleme me shikimin. Sipas kësaj terapie, pavarësisht se preket vetëm një sy, rregullohen të dy.
Ky trajtim është si metodë eksperimentale lidhur me gjenetikën tonë. Një material gjenetik i përshtatur injektohet në sy.
Në fazën e tretë të disa eksperimenteve klinike, rreth 37 pacientë u trajtuan dhe iu përmirësuan shikimi me rreth 15 shkronja nga standardi ETDRS.
“Pritëm që shikimi të përmirësohej vetëm në syrin që u injektua. Por papritur të dy syve iu përmirësua shikimi rreth 78% të pacientëve për dy vite me radhë”, shprehet mjeku Patrick Yu nga Universiteti i Cambridge.
Ende nuk dihet përse terapia e gjeneve kalon nga njëri sy në tjetrin. Sidoqoftë ka rezultuar mjaft efikase në përmirësimin e shumë problemeve shëndetësore, sëmundjeve apo trashëgimi nga ana e prindërve. Kjo i gëzon shkencëtarët.