Greqia pritet të hapë kufirin me Shqipërinë pas datës 7 qershor.

Ambasdorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, ku në fokus ka qenë biseda në lidhje me masat e vendosura anticovid dhe përmisimi i gjëndjes në Shqipëri për shkak të Covid.

Takimi është fokusuar gjithashtu dhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet në rajon.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ambasada Greke bëri me dije masat kufizuese për shtetasit nga Shqipëria. Behët me dije se në drejtim të Greqisë do të lejohet të hyjnë vetëm shtetasit shqiptarë, që kanë lidhje me punësimin sezonal.

Përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.