Aktori i humorit Florjan Binaj është përfolur shumë së fundmi për shkak të aktivizmit të tij dhe marrjen pjesë në protestat kombëtare mbi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri.

Ndërkohë, së fundmi janë përhapur disa lajme dhe kanë qarkulluar disa thashetheme në rrjet se ai ka lënë spektaklin e humorit “Portokalli”, për të marrë postin e kryetarit të partisë.

Ai ka postuar një “story” në llogarinë e tij të “Instagram” ku i është drejtuar të gjithëve ta kontaktojnë personalisht, para se “të besojnë lajmet e portaleve”.

“Shoh lloj lloj port’halesh që shkruajnë që e kam lënë Portokallinë për t’u bërë kryetar partie…

Të dashur miq dhe mikesha,
e para, flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj!

E dyta, arsyeja përse këto port’hale bëjnë tituj të tillë, është që ju të hyni brenda dhe mes rreshtave që lexoni, të shikoni reklamat të cilat sponsorizojnë këto port’hale!
(Punë klikimesh)

E treta, nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ku buron, jo aty ku kundërrmon!