Kanë kaluar shumë vite na i largti 1992, kur Lars Elstrup, me fanellën e përfaqësueses së Danimarkës triumfonte në Kampionatin Eurpian 1992. Që na ai moment e tutje, gjërat nuk kanë vajtur aq mirë për futbollistin danez. I tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 30-vjeçare, pasi kishte veshur më parë fanellat e Odense, Feyenoord dhe Luton Town, për shkak të paaftësisë për të përballuar pritshmëritë që ishin krijuar nga të tjerët mbi atë, pas paraqtijes dhe afirmimit të suksesshëm në arenën ndërkombëtare me Danimarkën. Për shkak të problemeve me natyrë spirituale sikurse dhe psiqike, Lars Elstrup ndryshoi emrin, në Daradano (lum që rrjedh), për të regjistruar gjithashtu edhe një aggression të mbetur në tentativë ndaj një të riu brenda një parku, për të cilin, gjatë dhënies së versionit të tij të ngjarjeve, ish-futbollisti i Danimarkës u shpreh se dhuna e ushtruar i kishte buruar nga një forcë e brendshme. Më pas, një vetëvrasje e mbetur në tentativë dhe një foto e tij nudo në vitin 2000, teksa njoftonte se ishte shëruar. Në të vërtetë, për fat të keq, realiteti është krejt ndryshe. Këtë gjë e dëshmon edhe akti i tij më i fundit. Lars Elstrup, u rikthye protagonist me veprimet e tij jo normale, teksa ai kaloi gardhin e sigurisë dhe depërtoi në fushë, tërësisht lakuriq, gjatë ndeshjes së kampionatit danez, mes Randers dhe Silkeborg. Pasi u end në fushë për disa minuta nën vëzhgimin e surprizuar të 22 futbollistëve, Elstrup u bllokua nga agjentët e sigurisë, të cilët më pas e kanë shoqëruar.
Lajthitja e ish-kampionit të Europës, nga tentativa për vetëvrasje, pushton fushën lakuriq
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League





