Tiranë, 19 gusht 2014 – Ekipi kombëtar U-19 ka humbur miqësoren e parë të zhvilluar në Turqi, kundër Uzbekistanit. Takimi është luajtur në Turqi, në “Sakarya Ataturk Stadium”, në Adapazar. Kuqezinjtë kanë zhvilluar në përgjithësi një ndeshje jo të mirë. Sidomos në pjesën e parë, ata janë vënë nën presionin e kundërshtareve, të cilët kanë mbizotëruar lojën, duke shënuar tri herë në portën tonë.

Kuqezinjtë arritën të shkurtonin diferencën e golave vetëm në pjesën e dytë, teksa shënuan me anë të Fabian Lokajt. Kjo ishte ndeshja e parë e Altin Lalës si trajneri i Kombëtares U-19. Ish-kapiten i ekipit përfaqësues, aktualisht edhe ndihmës i trajnerit Xhani de Biazi, zuri vendin e Foto Strakoshës, i cili u largua drejt Greqisë, ku sipas federatës sonë ka pasur një ofertë joshëse për të punuar në stafin teknik të klubit të Olimpiakosit. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/