Gjatë qëndrimit të tij në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka takuar kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini, ku nuk kanë munguar as batutat.

“Gëzuar ditën e Verës! Këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”, u shpreh Rama para gazetarëve.

Rama ka zhvilluar një vizitë në Panairin e Ditës së Verës, ka parë nga afër ekspozitën me foto të arkivave të ambasadës austriake në hyrje të Kalasë si dhe ka vizituar prefekturën.