Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala nuk zbuloi emër, por theksoi se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme dhe se shumë shpejt mund të ketë rezultate konkrete.
Sipas deklarataev të Lalës, deputetja nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë, por shtoi se është regjistruar vepra penale dhe se hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.
“Një deputete aktuale e PS-së është nën hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar. Shumë shpejt do të ketë rezultante konkrete. Ende nuk është regjistruar emri i saj si person nën hetim, por është regjistruar vepra penale. Është duke u kryer hetimi i thelluar në raport dhe me persona të bashkëlidhur. Ka dosje të cilat janë në punë e sipër. Jam shumë larg politikës nuk dua të jem afër saj. Priten rezultate nga dosja e AKSHI-t,” tha Lala.





