Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot ku një nxënës 14-vjeçar i shkollës Fan Noli humbi jetën pas një sulmi me thikë 150 metra larg objektit mësimor.
E ftuar në emisionin “Open”, Lala u shpreh se mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes ka pasur një debat që të premten ku ata janë shtyrë, më pas ka pasur një debat mes tyre sot brenda shkollës dhe disa orë më pas konflikti agravoi duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.
“Një oficer policie që është marrë me hetimin e ngjarjes sot më tregoi se nxënësit kanë debatuar të premten, janë shtyrë. Kanë debatuar me njëri-tjetrin sot, i ka thirrur oficeri i sigurisë dhe kanë thënë jemi sqaruar. Nuk duhej të ishin lejuar të dilnin, duhej të thirreshin prindërit, në mënyrë që ky konflikt të mos degradonte”, tha Lala.