TIRANE, 18 shkurt 2013– Opozita i kërkuar sot kryebashkiakut Basha dhe Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kryeministrit Berisha, që është një projektuesit e planit urbanistik, të përgjigjet për sheshet dhe hapësirat e gjelbra që preken nga ndërtimet. Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, ka deklaruar se plani do të shfarosë hapësirat e gjelbra për t’i kthyer ato në sheshe ndërtimi.
Sipas tij, plani i ri do shkatërrojë edhe të vetmin korridor të gjelbër që ka kryeqyteti, ai në të dy krahët e Lanës. “Sipas këtij plani, gjelbërimi mbetet vetëm në bahçet e shtëpive private dhe në tarracat e pallateve”,- theksoi Lame.
Pas deklaratës së Lames lidhur me kritikat mbi Planin Urbanistik ka reaguar menjëherë Bashkia e Tiranës. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës shprehet se zoti Rama dhe zoti Lame për të disatën herë kanë sulmuar politikisht Planin Urbanistik, duke përcjellë tek qytetaret deklarime të pavërteta rreth tij.
Sipas Bashkisë së Tiranës, ky ‘Plan Urbanistik është hartuar në transparencë të plotë dhe me përfshirjen e ekspertëve më të mirë, pjesë e të cilëve ka qenë dhe vetë zoti Lame. Qëllimi i sulmit me prapavije politike, – thuhet në deklaratë, – synon mbulimin e dështimit të mosërjes së këtij plani nga ish-kryetari i Bashkisë, Edi Rama për 11 vjet. Plani rregullues i Tiranës nuk cenon hapësirat e gjelbra, por parashikon shtimin e tyre”.