Talenti i madh i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal ka dhënë një deklaratë të fortë para ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 ndaj Gjermanisë.Me vetëm 16 vjeç, Lamine Yamal tashmë po bën titujt e mediave botërore me paraqitjet e tij në Euro 2024.Sulmuesi anësor i Barcelonës ka regjistruar tashmë dy asistime në turne – ai është më i riu ndonjëherë që e ka bërë këtë në fazën e grupeve dhe në faza tjera. Yamal ishte gjithashtu afër të shënonte një ose dy herë, kur Spanja u përball me Gjeorgjinë javën e kaluar, por të gjitha përpjekjet e tij në fund u priten nga portieri kundërshtar.

Megjithatë, Lamine Yamal nuk duket shumë e shqetësuar për këtë, pasi mendon se e ka ruajtur golin për ndeshjen ndaj Gjermanisë.“Jam i kënaqur me rezultatin, i lumtur që dolëm në çerekfinale dhe tashmë mezi presim ndeshjen e radhës”, ka thënë fillimisht Yamal për Diario Sport. “Sigurisht, do të kisha dashur të shënoja ndaj Gjeorgjisë, por mendoj se po e ruaj golin tim për ndeshjen me Gjermaninë”, përfundoi talenti spanjoll.Ndryshe, Spanja dhe Gjermania do të ndeshen të premten, më 5 korrik, ora 18:00.