Chelsea ka arritur marrëveshjen të hënën me Frank Lampard, që do të kthehet në “Stamford Bridge” në rolin e trajnerit. Klubi i vendosur një premio të rëndësishme nëse do ta arrijë të mbajë në zonën Champions.

Lampard ka të ngjarë të nënshkruajë një kontratë, me vlerë rreth 4 milionë paundë në një vit. Zyrtarizimi tashmë mbetet çështje orësh.

Më shumë mundësi, Lampard, që është dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Chelsea-t, do të nisë punën të premten, kur skuadra të zbresë për herë të parë në fushë për përgatitjet e sezonit të ri.

Ka paqartësi nëse Shay Given do të bashkohet me stafin e Lampard, pasi ish-portieri i Republikës së Irlandës mund të qëndrojë snë këtë detyrë te Derby. Gjithsesi, bashkë me 41-vjeçarin do të vijnë Jody Morris, ish-mesfushori dhe trajneri i Chelsea-t, dhe Chris Jones.