Armando Broja mund të përfundojë shpejt në skuadrën e parë të Çelsit.

Paraqitjet e mira që ka bërë me të gjitha skuadrat e moshave të bluve të Londrës në këtë fillim sezoni, kanë bërë që trajneri Lampard të rikthejë sytë nga të rinjtë. 

Emri i shqiptarit është në listën e futbollistëve me të cilët do të bisedohet shpejt kontratën dhe për të parë mundësitë që ekzistojnë që të mund të afrohet nga skuadra e parë.

Çelsi, me plan të Frenk Lampardit, është i fokusuar në dhënien e hapësirës për talentet e rinj dhe Broja është një prej atyre që ka treguar se meriton të ketë një shans edhe në ekipin e parë.

Shqiptari ka treguar formë mjaft të mirë me Çelsin U-23, U-19 dhe U-18. Tani është radha për të luajtur nën drejtimin e Lampardit.