Kosova po i jep lamtumirën veprimtarit të shquar Adem Demaçi, simbolit të rezistencës kombëtare.
Gjatë paradites në Sheshin “Skënderbe” u zhvilluan homazhet ku arkmorti është shoqëruar nga garda e Foecës së Sigurisë së Kosovës.
Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare dhe familjarët, të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e tij,zyrtarët më të larte të Kosovës, Shqipërisë, lideret shqiptare te Maqedonise, luginse se Presheves dhe Malit te Zi po i japin lamtumirën e fundit, duke nderuar figurën e tij.
Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare. Ai është quajtur Mandela i Ballkanit pasi vuajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë ndërsa kishte luftuar për barazinë e Kosovës me republikat e tjera jugosllave. Pas luftës Demaçi u angazhua në veprimtari të ndryshme politike e shoqërore.