Brad Pitt dhe Angelina Joile gjatë martesës bënë në trupin e tyre disa tatuazhe.Sigurisht që disa prej tyre i dedikoheshin njëri-tjetrit, pasi asokohe çifti ishte shumë i dashuruar. Mirëpo duket se pas divorcit hapi tjetër që Brad do ndërmarrë është eleminimi i të gjithë këtyre tatuazheve, shkruan “Hollywoodlife”.
Në këtë mënyrë Brad shuan përfundimisht të gjithë zërat që shpreheshin se mes ish-bashkëshortëve mund të ketë ndonjë rikthim.





