Është përcjell sot për në banesën e fundit 21-vjeçarja e cila u vra ditën e djeshme nga ish-shoku i klasës së saj.
Ajo u qëllua me një plumb në kokë përpara fakultetit të mjekësisë.
Nga plagët e marra, Ariela Murataj, 21-vjeçarja studentja e ekselencës, gjeti vdekjen e menjëhershme.
Miq dhe të njohur, të veshur me të zeza dhe lot në sy, i drejtohen shtëpisë së Arielës, ku dhimbja nuk ka të përshkruar për ta përcjellë për në banesën e fundit.





