29 janar 2015 –  Humbja e flokëve mund të jetë një problem i së shkuarës…nëse besojmë një grup shkencëtarësh të Institutit Kërkimor Mjekësor Sanford Burnham në Kaliforni. Studiuesit e këtij instituti pretendojnë se kanë gjetur formulën që ‘lind dhe rrit flokët’ duke përdorur qelizat staminale. Ky nuk është studimi i parë në këtë fushë, por të gjitha përfundimet e mëhershme dështonin në prodhimin dhe qendrueshmërinë e qelizave përgjegjëse për rritjen e flokut.

Shkencëtarët amerikane thonë se tejkaluan këtë problem duke përdorur qelizat staminale të njeriut. “Metoda jonë e përfitimit të qelizave staminale siguron një burim të pakufi nga pacienti për transplantim dhe nuk kushtëzohet nga pasja ose jo e rrënjëve të flokëve”, thotë Alexey Terskikh, udhëheqës i studimit.Ai thotë se teknika është zbatuar me sukses tek minjtë dhe është një hap domethënës drejt trajtimit të problemit të humbjes së flokëve me anë të qelizave staminale.