Uejn Runej është kthyer tek Evertoni, ku është prezantuar zyrtarisht sot.Bëhet fjalë për një kthim në shtëpi për sulmuesin 31-vjeçar, i cili është rritur tek Evertoni dhe në vitin 2004 u transferua tek Mançester Junajtid.393 ndeshje e 183 gola më vonë, Runej ndahet me Junajtid, duke vendosur të kthehet aty ku u rrit, edhe për faktin se te Junajtid nuk kishte më vend për të.

Natyrisht, pas bisedimesh të gjata, Runej ka sakrifikuar pak, sepse ka ulur pagën në mënyrë të jashtëzakonshme: nga 1.2 milionë sterlina në muaj që merrte në Mançester, tani do të marrë 600 mijë sterlina në muaj. 7.2 milionë sterlina, varfëri ekstreme!