Marangozi i njohur në Durrës, Petrit Lapraku, është viktima e radhës që humbi betejën me Covid-19.

Specialisti civil pranë Forcës Detare, Shefqet Kërcelli, një mik i të ndjerit, përmes një statusi prekës në rrjete sociale shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të marangozit.

“Ai ushtroi me ndershmeri e profesionalizem zanatin e marangozit gjithe jetes se tij. I urte, i thjeshte, i dashur e sinqerte me shoket, koleget e miqte. I gjendur me mundesite qe kishte per cdo mik ne nevoje. Keshtu do mbahet mend Titi”,– shkruan Kërcelli.

Postimi i plotë:

U percoll dje per ne banesen e fundit,

qytetari i nderuar durrsak,

Petrit Lapraku.

Nuk e kaloi dot kete flame qe po kalon bota,

njeriu, familjari e qytetari i mire durrsak Petrit Lapraku.

Ai ushtroi me ndershmeri e profesionalizem zanatin e marangozit gjithe jetes se tij.

I urte, i thjeshte, i dashur e sinqerte me shoket, koleget e miqte.

I gjendur me mundesite qe kishte per cdo mik ne nevoje.

Keshtu do mbahet mend Titi.

Ndarja e tij nga jeta hidheroi pa mase jo vetem familjen e te afermit, por gjithe ata qe e kane njohur e kane pire nje kafe me te.

Lamtumire miku yne Petrit Lapraku!

U prehsh ne paqe!

Te qofte dheu i lehte!