Lamtumirë “NIKE”, nga sezoni i ardhshëm klubi i Romës do të përqafojë sponsorin e ri teknik, e cila do të jetë “New Balance”.
Nga marrëveshja e re me sponsorin e ri teknik “New Balance”, Roma duhet të fitojë midis 3 ose 4 milion euro në sezon.Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kryeqytetas me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Komunikata zyrtare e klubit të Romës: “Klubi i Romës është e nderuar të zyrtarizojë sponsorin e ri teknik ‘New Balance’, e cila do të jetë brand-i ynë sportiv me famë ndërkombëtare. Nga sezoni i ardhshëm sponsori i ri teknik do të dizenjojë fanellat dhe çdo produkt dhe aksesor të klubit tonë.”





