5 janar 2014 – Lamtumirë Windows XP. Ashtu siç ka paralajmëruar prej muajsh tashmë, Microsoft do të ndalojë së ofruari përditësime sigurie për versionin Windows XP, më jetëgjati i kompanisë amerikane. 

Që prej 8 prillit të këtij viti asnjë server i përditësuar për këtë version të Windows-it do të shuhen dhe të gjithë kompjuterat që do të operojnë që prej kësaj date e në vazhdim me këtë sistem do të jenë më vulnerabël ndaj sulmeve të piratëve informatikë.

Windows XP debutoi në verën e vitit 2001. Që prej versionit fillestar u pasurua me shërbime shtesë deri tek SP3, ose “Service Pack 3”. Nën themelet e tij u ndërtua Windows 7, ndërkohë prej më shumë se një viti ka hedhur në treg Windows 8, versioni i fundit i sistemeve të operimit të hedhura prej tij dhe një përpjekje për të mos humbur dominimin global përballë konkurencës së Mac apo sistemeve të tjera duke u përshtatur edhe për telefonat inteligjentë.