Roland Hysi, ose i njohur nga të gjithë si Landi i “West Side Family”, është bërë baba për herë të parë. Ai është bekuar me një djalë, i cili ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, teksa ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale.
“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, ka shkruar Landi, përkrah fotos ku duket mjaft i emocionuar.
Ky lajm erdhi papritur për fansat e tij, pasi askush nuk dinte asgjë për jetën personale të këngëtarit, kush ishte partnerja e tij, pasi ai asnjëherë nuk e kishte bërë publike. Ajo quhet Eva Ago dhe nuk është e njohur për publikun.
Ago gjithashtu ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet e emocionuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin ybulon se e kanë quajtur Lukas.
“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan Eva.





