Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, njoftuar protestën e radhës te Kryeministria, kundër qeverisë së Edi Ramës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj njofton se protesta do të mbahet më 17 janar, në orën 18:00.
Ai shfaqet në video me shkarpa në duar për të dhënë mesazhin se ‘bashkimi bën fuqinë’ ndërsa fton qytetarët për pjesëmarrje masive.





