Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar një skenar për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe për të penguar hyrjen e tij në Kuvend. Sipas tij, qëllimi është që mandati të kalojë përmes dajës së Shabanit.

Në një intervistë ditën e sotme, Lapaj ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e Endrit Shabanit dhe kujtoi se fushata e drejtuar prej tij në Tiranë dha rezultate të dobëta.

“Nëse daja i Shabanit ka vepruar me kokën e tij, pse zoti Shabani është hedhur në mbrojtje të këtij veprimi? I lamë atij drejtimin e fushatës në Tiranë dhe patëm një nga rezultatet më të dobëta.”, tha ai.

Ai akuzoi gjithashtu KQZ-në për mosreagim ndaj dorëheqjeve nga lista, duke theksuar se ligji parashikon miratim në heshtje pas 30 ditësh.

Lapaj deklaroi se ka refuzuar dy herë të bëhet pjesë e një marrëveshjeje politike të servirur si përfaqësim rinor pro integrimit në BE, duke shtuar se nuk do të tërhiqet.

“Nuk do të lejoj që vullneti i 64 mijë qytetarëve të përfundojë në një skuthllëk politik.” u shpreh ai.