Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha se Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk do të marrë 90 mandate, “por do të marrë një ndëshkim që askujt nuk i shkon në mendje”.
Lapaj i ftuar në emisionin “Open” në News24, tha se nëse Rama merr 90 mandate, “atëherë ai do të vendosë që shqiptarët të rrinë me kokën poshtë e këmbët lart”.
Ai shtoi gjithashtu se “80% e ekipit me të cilën erdhi në pushtet Edi Rama i ka në burg, ose kandidatë për burg”.
“Pse çfarë u bë këtu deti kos? Pse çfarë është ai Zoti që thotë do të marr 90 dhe t’i marrë.
Nëse ai merr kaq mandate duke vjedhur zgjedhjet, atë do e arrestojnë në zyrë, do vejë në burg.
Ai është Sude, është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht”, tha po ashtu Lapaj.