Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka publikuar një fotografi nga Spitali i Traumës.

Me anë të një postimi në Facebook, Lapaj deklaron se do të vazhdojë protestën normalisht dhe nuk trembet nga reagime të tilla. Lapaj vijon të qëndrojë i shtruar pasi mbeti i lënduar gjatë natës, teksa forcat e policisë hoqën tendën e ngritur prej tij dhe aktivistëve.

Postimi i Plotë:

Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali.