Mediat greke shkruajnë se një shqiptar, i cili vuan dënimin në një burg të Trikalas kishte planifikuar arratisjen.

Sipas prokurorisë greke, Fabio Dushku, një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi është shok i Pëllumb Marnikollaj, shqiptari që humbi jetën në rrethana misterioze në këtë burg, po planifikonte arratisjen, pasi në dhomë iu gjetën 3 laptopë, celularë dhe thika.

Po ashtu bëhet e ditur se në momentin e kontrollit, Fabio Dushku po fliste në Skype. Policia greke e ka cilësuar skandal fakti që Dushku kishte në qeli këto objekte.

Mes të tjerash thuhet se shqiptari ishte në bashkëpunim me terroristët e 'Pirines tis Fotias', ndërsa thuhet se si plan arratisje ishte që të shembej muri i burgut.