7 gusht 2013 – Një firmë kanadeze telekomukacioni ndërton një laptop, të pajisur me panele diellorë, që është në gjendje të karikohet duke përdorur energjinë e diellit. Karikimi do dy orë që të jetë i plotë, ndërsa bateria mund të zgjasë deri në dhjetë orë. Laptopi është dizenjuar për t’u shpërndarë në vendet në zhvillim, ku energjia elektrike është e kufizuar dhe sidomos në Afrikë, ku ndriçimi diellor është shumë më i lartë. WeWi Telecommunications është e specializuar për hardware dhe software te sistmeve ushtarake.