Sezoni i ri i Kupës së Botës në ski alpine për femra u hap në Solden me garën tradicionale të sllallomit të madh.

Fituesja e garës ishte austriakja Julia Scheib, e cila siguroi triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës, ndërsa në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, e cila shkëlqeu me një vend të shtatë.

Rezultat pozitiv për 18-vjeçaren kuqezi, e cila tregoi formë shumë të mirë në hapjen e sezonit, duke përfunduar edhe një herë mes më të mirave të botës.

Colturi realizoi dy zbritje të qëndrueshme dhe teknike, duke përfunduar 1.64 sekonda pas fitueses.