Midis shtetasve afganë që erdhën ditën e sotme në Shqipëri dhe u akomoduan pak orë më parë në hotelet e bregdetit të Durrësit, ka edhe dhjetëra fëmijë.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, fëmijët afganë kanë filluar të luajnë mes pishave, në kopshtin që ndodhet brenda rrethimit të resoritit “Prestige Hotel” në Golem.

Vendi ku qëndrojnë të evakuuarit nga Kabuli, ruhet nga forca të shumta policie, si dhe me roje sigurie private.