Eshtrat e 37 ushtarëve grek të rënë në luftën italo-greke janë rivarrosur sot në Manastirin e Këlcyrës.

Ndërkohë ceremonia është mbajtur pa praninë e medias dhe të autoriteteve shqiptare.

Parcela ku ndodhen varret do të zgjerohet sepse nuk ka mundësi për rivarrime të tjera, pasi në të ardhmen pritet që të ketë rivarrime të tjera të eshtrave të ushtarëve grek.

Mësohet se të pranishëm në këtë cermoni ka qenë konsulli grek i Gjirokastrës Dimitris Saharidis, sekretari i çështjeve politike në Ambasadën Greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perendimore Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas që është nga komiteti i ekspertëve shqiptaro-grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të Ushtrisë Greke.