Nga Teuta janë larguar disa lojtarë këtë sezon, sikurse është Progni, Hidi, Bushiç, Frashëri, Sidibe, Osmani etj. Mirëpo, durrsakët kanë besim që në sezonin e ri futbollistik do të bëjnë më mirë sesa në atë që u mbyll.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, durrsakët shkruajnë se sezoni 2019-2020 do sjellë shumë suksese brenda klubit, duke pasur parasysh faktin që edhe trajneri Bledi Shkëmbi ka marrë më shumë eksperiencë në Superiore.
Po ashtu, ekipi ka marrë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm nga Kupat e Europës, ku nuk e kanë aspak problem të ndeshen edhe me skuadra të një niveli të lartë.
Postimi i klubit të Teutës:
Sezonin e ardhshëm do jemi edhe më të fortë. Një kampionat që nisi mjaft mirë për ne,dhe që pati një përfundim shumë të mirë. Skuadra ishte e plotë, por dhe me dëshirën e madhe për të punuar dhe pa diskutim edhe falë merkatos që u be në verën e sezonit 2018/2019, ekipi u kompletua mirë duke u bërë kompetitiv.
Për fat të mirë, të gjithë lojtarët tane kryesore, nuk u dëmtuan dhe mundëm ta bejme një mbyllje perfekte të gjithë sezonit. Gjithsesi, asnjëherë nuk i humbëm shpresat dhe besuam deri në fund se do të ishim nga skuadrat më të mira të Shqipërisë. Një sukses i jashtëzakonshëm, ku duhet të kemi parasysh që ekipi ynë ishte 90% i ri. Të gjithë kishim një sfidë të madhe përpara, edhe për të treguar se si do të reagonte skuadra gjatë këtij ndryshimi. Mendoj se do të kemi një ekip të një niveli akoma më të lartë se i sezonit që lamë pas. Mendoj se hapi i parë nuk ishte i lehtë, pasi do të luanim në një kompeticion ku bëjnë pjesë skuadrat më të mira të Europës, por besoj që edhe ne si skuadër i dhamë diçka të bukur këtij eventi, pavarsisht se nuk arritëm të kalonim një tur.
Normalisht që ishte një sfidë e re për ne, por që sigurisht nuk na trembi. Eksperienca që kanë krijuar disa lojtare të skuadrës si dhe eksperienca që vetë trajneri Shkëmbi ka krijuar në superlige është diçka mjaft pozitive për t’u përfaqësuar mirë edhe në sezonin 2019/2020. Besoj që zgjedhjet që janë bërë me lojtaret e ardhur, të cilat janë të domosdoshme në sezonin e ri, janë të mira. Teuta ka lojtare që i japin cilësi dhe një hov ekipit, të cilët do të na garantojnë sukes në sezonin 2019/2020.





