Pas shkarkimit të Avokates së Shtetit, Alma Hicka, ka ardhur reagimi i parë nga Partia DSemokratike.
Në një postim në Facebook, deputeti Enkeled Alibeaj shkruan se si rrallë herë, kryeministri Rama ka thënë për herë të parë të vërtetën, kur deklaroi se Hicka u largua me dëshirën e saj.
"Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar!"





