Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demkratike, ka dërguar sot një shkresë drejt sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, në të cilën kërkohet organizimi i një referendumi lidhur me vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të PD si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim ti nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”,  thuhet në shkresën e FRPD-së.